Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth abortit

Pershendetje e dashur doktoreshe.


Deshta te pyes kam pasur abort para 1 jave, te premten e kaluar se kam pas shume gjakderdhje dhe eshte dashur patjeter ta abortoj beben. Sot kam qene te mjekja gjinekologe me tha mire shume je, tash veq pak gjak ke mbrenda po mua shume pak gjak me del sepse me kane pastruar mjeket. Tha mbas 4 jave te vijne menstruacionet. Une tash shume mire jam kur mund te kem marredhenie me bashkeshortin deshta me te pyet dhe sipas jush sa me duhet me u mbrojte mos me mbet shtatzene sepse harrova te pyes mjeken? Une kam nje vajze 3 vjec, dhe per here te dyte kam qene shtatzene, isha ne javen e 7 kur erdhi tek aborti. Une skam pas deshire me abortu po ka qene e domosdoshme sepse bebes as zemra nuk i ka rreh shpejte sic duhet sepse mjekja me tha se ka shume gjak, e gjaku nuk e len zemren e bebes me rreh normal. Me fal qe e zgjata shume. Te lutem ma kthe pergjegjjen.


Te uroj mos lodhje ne pune dhe gjithe te mirat prane familjes.

Fatja (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fatja

Më vjen keq për çka të ka ndodhur. Uroj që sa më shpejt të shërohesh dhe të fillosh jetën normale. Menstruacionet mund të vijnë edhe pas 4 ose 5 javëve, por shumë e rëndësishme është të ruhesh nga një shtatzëni e shpejtë.

Nëse nuk do të kesh shqetësime nga raportet seksuale, atëherë mund të kryhesh marrëdhënie seksuale. Kujdes, mos bëj raporte seksuale të pa mbrojtura. Prandaj bisedo me mjeken gjinekologe për të vendosur mbi llojin e kontraceptivit që të përshtatet ty.

Shtatzëninë e ardhshme mendoje pas 6-të muajsh, por përpara se ta tentosh bëj një këshillim parakoncepsional.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti