Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli pas lindjes

E nderuar doktoreshe, ju faleminderoj per keshillat dhe pergjigjjet e shpejta! Jam 32 vjece dhe kam lindur para 8 javesh, dmth vajzen e kam 2 muajshe e ushqej me gji (te cilin e pompoj qe tia jap vajzes pasi ajo nuk e merr per shkak thinave te vegjel) poashtu e ushqej edhe me ushqim artificial (formula) pasi nuk kam gji te mjaftushem per 24h. Arsyeja qe ju shkruaj eshte qe dy dite kam menstruacione dhe dhimbje menstruale dua te di nese kjo eshte normale apo me duhet te drejtohem te mjeku? Pasi qe viziten e pare pas lindjes e kisha javen e kaluar dhe mjeku me tha jam ne rregull dhe menstruacionet mund vonohen mbase je ne gji ndersa ato erdhen a ka vend per shqetesim se nuk e di shkakun apo mund te jete nga ndonje shqetesim emocional i imi?


Ju falemnderit, Jeta

Jetaeda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jetaeda

Tek nënat që ushqejnë fëmijët me gji në mënyrë të rregullt dhe të vazhdueshme, menstruacionet mund të vijnë edhe një vit pas lindjes. Por ti shkruan, se e ushqen fëmijën me qumësh gjiri dhe e plotëson me ushqim suplementar. Kjo bën që rregulli i amenoresë së laktacionit të prishet dhe prandaj tek ty tashmë, ka filluar cikli menstrual që mund të jetë edhe i çrregullt. Kjo gjë është normale, por kujdes nga ndonjë shtatzëni e shpejtë. Prandaj përdor një nga metodat e planifikimit familjar.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti