javë pas jave
Blerina, ti je në ditën e 14 të ciklit menstrual. Nga kjo ditë deri në ditën e 16 të ciklit menstrual normal 28 ditor (minus/plus 2-3 ditë), është mundësia e mbetjes shtatzënë. Të rekomandoj, për të mos mbetur shtatzënë gjatë kësaj periudhe. Do të jetë më mirë që të mjekohesh plotësisht për infeksionin që paraqet, sepse një nga faktorët e shumtë që ndodh ndërprerja e shtatzënisë, mund të jetë edhe prania e këtyre infeksioneve.
Përdorimi i acidit folik tre muaj përpara shtatzënisë dhe deri në javën e 16 të saj do të jetë një arsye tjetër për të mos nisur shtatzëni të re, pasi mungesa e këtij është një shkak tjetër i ndërprerjes së shtatzënisë. Gjithashtu edhe analizat e tjera si dhe spermograma duhet bërë, për të konfirmuar që çdo gjë është normale.


Pershendetje dokoreshe! Jam ne diten e 14 te ciklit (28 dite), dite me pare kam bere strisho dhe kam dale pozitive ne ureaplasma dhe e coli. Desha te di shkaktaret e ketyre bakterieve dhe nga dje jam duke perdorur Doxycilin 100 mg 2x1 dhe Netrafenum per e coli 4x1. Nese kam ngelur shtatzene a ka mundesi te bejne keq keta antibiotike? Nese kam ngelur kur duhet te beje kontrollen e pare te mjeku pasi qe kam pasur nje 'blighted ovum' para 3 muajsh dhe kam degjuar nje hormon artificial qe jipet per te ndihmuar shtatzanine?