javë pas jave
Përshëndetje Sofi
Të përzierat dhe të vjellat gjatë shtatzanisë nuk dihet mirë përse shkaktohen, por mendohet se janë pasojë e mungesës së vitaminës B në gjak, ndryshimeve hormonale apo ndryshimit të presionit të gjakut.
Ndodhin më shpesh në shtatzëninë e parëe dhe në tremujorin e parë, por kjo nuk do të thotë që nuk shfaqen në shtatzënitë e tjera. Fillojnë herët në mëngjes, kur stomaku është bosh, por mund të shfaqen edhe në orë të tjera të ditës. Zakonisht zhduken mbas muajit të tretë të shtatzënisë.
Nëqoftëse të vjellat do të vazhdojnë mbas muajit të tretë të shtatzënisë, duhet kërkuar për një sëmundje tjetër, si për shembull në stomak, apo fillimin e pre-eklampsisë (sëmundja e tensionit të lartë të shtatzënisë).
Ndonjëherë të vjellat janë aq të shpeshta saqë shtatzënat mund të bobsohen tej mase dhe të humbasin lëngje. Në këto raste duhet të drejtohen tek mjeku specialist gjinekolog.
Këshillohet ndryshim i dietës, ushqyerje e shpeshtë dhe në sasi të pakta, përdorimi i bukës së thekur, kufizimi i ushqimeve me shumë yndyrë.
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendetje Dr. Mimoza, se pari ju falenderoj per pergjigjet te cilat mi keni dhene gjithmone. Une neser hy ne javen e 16 te shtatzenise, mirepo te vjellat nuk kane te ndalur, nganjehere jam ma mire, e nganjehere edhe ujin e vjell. Mjeku im gjinekolog me ka rekomanduar infuzion me B1, B6 dhe Vitamin C. Gravidin e kam nderpre ne fund te javes se 12, tani jam vetem me multivitaminen Megadyn. Kontrollen e fundit mjeku me tha qe bebi eshte shume mire edhe qe mire po zhvillohet, vetem desha t'ju pyes edhe juve, a eshte normale me pas te vjella kaq gjate, apo jam tip i femres qe mund te kem te vjella deri ne fund te shtatzenise? Ju falenderoj dhe ju pershendes shume.