Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet gjatë shtatzënisë

Pershendetje shume e nderuara doktoreshe, kisha nje pyetje per ju. Jam ne javen e 7 te shtatzenise dhe ne anen e djathte aty mbi ije apo ne te holle si i themi ne nese me kupton kam vazhdimisht dhimbje, gjinekologja ime me tha nuk eshte problem gjinekologjik, po mbase ju besoj edhe juve shume dua edhe nga ju nje pergjigje per kete problem, ok cdo te mire, tung.

Neli (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Neli

Vetëm ankesa se të dhëmb diku, pavarësisht se je shtatzënë, nuk të jep mundësinë e diagnostikimit. Edhe mundet të përjshtohet mundësia se dhimbja, vjen për shkak të shtatzënisë së filluar. Por, vetëm vizita mjeksore e shoqëruar me analiza dhe ekzaminime, mund të japin diagnozë të qartë. Prandaj mos neglizho të kontaktosh mjekun e familjes dhe të ndjekësh këshillat e tij.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti