Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konceptimi

E nderuara Dr, jam 40 vjeç dhe planifikoj shtatzenine e pare qe tre muaj. Une dhe bashkeshorti kemi bere analizat paraprakisht dhe gjithcka doli ne rregull. Me intereson te di a duhet te kemi marredhenie seksuale cdo dite apo vetem gjate diteve te ovulacionit qe te vije deri te shtatzenia? Ju pershendes.

Hanemshahe (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hanemshahe

Që shtatzënia të filloj, raportet seksuale duhet të bëhen në ditët e ovulacionit. Është shumë e rekomaduar që tre-katër ditë përpara, të mos kryeni raporte seksuale, sepse është kohë e mjaftueshme që spermatozoidët të marrin forcën dhe numrin e domosdoshëm.

Të uroj fat dhe tu plotësoftë sa më shpejt dëshira për shtatzëni.

/komuniteti