Kapsulat neo gravi gil
Fadile Demi-vitia
(15 vite më parë)
Përshëndetje Fadile
Vitaminat dhe mineralet janë të nevohsme në shtatzëni, veçanërisht kur sasia ushqyese nuk i plotëson ato.
Neo GraviGil, që po përdor janë paketa me 30 kapsula dhe në përmbajtjen e tyre ka vitamina si; B1, B2, B3, B5, B6, B12, C, D, E, K1, biotin 100 mcg, acid folik 400mcg. Gjithshtu përmban edhe minerale si; hekur, zing, jod, flor, magnez, bakës, selen.
Mjeku në bazë të të nevojave dhe kërkesave të organizmit tënd, të ka rekomanduar këto multivitamina.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, dashta me te pyet per kapsulet neo gravi gil. Jam ne javen e 21 te shtatzenise dhe qe 2 muaj jam duke i perdore keto kapsula rregullisht. Ne fillim te shtatzenise kam perdore folan kurse tash nga muaji i 3 e deri sot jam duke i perdore keto kapsula dhe me ka thene mjeku ku beje kontrollet qe ti perdore deri ne fund. Une pervec tyre nuk perdor asgje dhe ne fletushken e tyre nuk kuptoj asgje sepse nuk ka asgje shqip vetem gjuhe te huaja, a jane te mira me i perdore, a ben dhe a kam nevoje me marre tjera hapa shtese psh magnezium, kalcium dhe shume tjera qe jane per beben? Une nuk i kam perdore se nuk me ka thene mjeku tash nuk po di a me vazhdu me i perdore keto apo me ia shtu edhe kalciumin apo mos me perdore fare? Faleminderit.