Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Faktori rhezus i gjakut

Pershendetje doktoreshe, prape une te faleminderoj qe po gjen kohe me na kthy pergjigjet. Une te kam pyet me heret per injeksionin qe me pat thene mjeku me marre sepse kam grupin e gjakut b-negativ ne Gjilan ne fillim ku i kam bere 2 kontrollet e para me ka thene mjeku se une duhet ta marre kete injeksion patjeter ska rendesi grupi i gjakut te bashkeshortit tim por me vone e kam nderru mjekun tash bej kontrollet ne Pr me nje ordinance private dhe na ka kerku te dyve analizen e grupit te gjakut, tash kur i kemi qu une e kam grupin e gjakut b-negativ kurse bashkeshorit a-negativ dhe me ka thene doktori se ska nevoje me e marre ate injeksion pasi e kemi grupin e gjakut te njejte kisha pas deshire edhe mendimin tend me dite rreth ketij injeksioni per antitrupa, shpresoj se pe kupton pyetjen nese nuk kam dite me tu shpreh mire dhe se ki kuptu do te pyes prape, faleminderit shume dhe harrova me cek tash jam ne javen e 21 te shtatzenise, pune te mbare.

Fadile Demi-vitia (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fadile

Përpara se të fillohet shtatzënia, është shumë e rëndësishme që të dihet faktori rhezus i gruas dhe burrit. Në rastin tënd, kur ti dhe bashkëshorti e keni faktorin rhezus negativ, mospërputhje dhe komplikime nuk do të ketë, prandaj nuk ka arsye që të bësh injeksionin që të kanë thënë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti