Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje ne fund te barkut

Pershendetje e nderuar! Jam 9 javeshe shtatzene dhe kam goxha dhimbje ne fund te barkut, vetem kur rri shtrire me pushojne.mjeku me ka pershkruar terapine e nevojshme. Po ajo qe me shqeteson eshte se a egziston rrezik aborti pasiqe te parin e kam abortuar ne javen e 10 dhe kam shume frike.flm shume nga ju.

Qendresa Desa (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Qendresa.

Uroj qe mjeku te ka pershkruan trajtimin e nevojshem per te qetesuar dhimbjet dhe zvogluar kontraksioneve, qe tregojne rrezikun per abort.

Te rekomandoj te qendrosh sa me shume shtrire, te mos qendrosh gjate ne kembe, te evitosh ecjet e gjata, te evitosh punet e renda, te evitosh ngritjen e peshave. Evito raportet seksuale.

Te uroj shtatzeni te mbare.

/komuniteti