Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje në anën e zemrës

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 36 te shtatzenise. Ka nje dy dite qe kam nje dhimbje ka ana e zemres vetem shtrim me ndejt me kalon sa ngrehem nje ore me punu dicka te lehte mua me dhemb gati nonstop une smundem me ndejt shtrire nonstop dhe sdi pse e kam kete dhimbje para se me qene shtatzene me dhimbte keshtu kur punonja gjate ore dhe me te shpejte mirepo tash me dhemb veq pak me punu ne anen e majte te zemra. Cfare mendoni? Ne shtatzeni cdo gje ne rregull deri me tani. Ju faleminderit.

Ajshee (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ajshe

Edhe mundet që të kesh ndonjë problem të zemrës, dhe nëqoftëse nuk je vizituar asnjëherë tek kardiologu, konsultohu me të për të përjashtuar çdo mundësi.

Megjithatë, tashmë kanë mbetur edhe shumë pak ditë, dhe fëmija do të vijë. Prandaj qëndro sa më gjatë rregjim shtrati, dhe bëji sikter punët e shtëpisë si dhe çdo punë tjetër. Përpara shëndetit tënd dhe të fëmijës që do të vijë në jetë, asgjë tjetër nuk ka rrëndësi.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti