A është ky problemi?
Florentina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Florentina
Problemet për mos mbetjen shtatzënë, janë të shumta. Përpara se të tentosh për shtatzëni, bëj një këshillim parakoncepsional, për të vërtetuar gjendjen tënde të shëndetit riprodhues dhe të bashkëshortit.
Dalja e një pjese të spermës jashtë vaginës pas raportit seksual, nuk është shkak për mosfillimin e shtatzënisë. Nëse shëndeti tënd riprodhues dhe i bashkëshortit është normal, shumë e rëndësishme është koha e kryerjes së raportit seksual që ka të bëjë me ditët e ovulacionit. Realizo raportin seksual në ditët e ovulacionit, pas tre-katër ditë që nuk keni bërë marrëdhënie.
Të uroj fat dhe gjithë të mirat.
Une qe dy vite jam e martuar dhe qe tre - kater muaj kam pas abort spontan ne javen e 5, pyetja ime eshte qe sa kam provu me mbet shtatzene gjithmone pas marredhenieve nuk qendron sperma brenda edhe pse une qendroj shtrire, me intereson ta di eshte ky ndonje problem i madh dhe shkak qe une nuk mbes shtatzene? Faliminderit.