Problemet me gjinj
Nita
(15 vite më parë)
Përshëndetje Nita.
Me sa kuptova, po kërkon ndihmë për largimin e qumështit të gjirit. Për këtë të rekomandoj përdorimin e tabletave parlodel. Krahas përdorimit të këtij të këtij preparati, të rekomandoj të shtrëngosh fort gjirin me garza (napa) të trasha, për rreth trupit dhe ta mbash ashtu deri në përfundim të mjekimit.
Gjithësesi për njohuri të mëtejshme mbi gjirin dhe qumështin e gjirit, të rekomandoj të lexosh artikujt që ndodhen te rubrika e “Perinatologjisë”, të po kësaj faqe.
E dashur doktoreshe, Une kam lindur para gati 5 javesh, dhe dy javet e para i kam dhene bebes shtese qumeshti-formule me shiringe nepermjet gjirit. Ne javen e trete mjeku neonatalog me keshilloi te nderpres shtesen dhe ti jap vetem gjirin, pas 8 ditesh bebja humbi 40 gram dhe ai me "urdheroi" qe te mos i jap me gji por te filloj me ushqyerjen me shishe per shkak se nuk kisha mjaftueshem qumesht. Fillova ushyerjen me shishe (edhe pse shume mjek te tjere qe konsultova me vone thane qe ishte e gabuar ne ate faze) dhe si perfundim bebja nuk po ma merr me gjirin edhe pse me vie qumeshti. Tash shqetesimi im eshte si ta zgjidh kete situate? si ta bej qe te ndaloje prodhimi i qumeshtit sepse me fryhen, forcohen gjinjt dhe me dhembin shume pasiqe formohet qumeshti dhe nuk thithet, dhe kam frike se kjo mund te me shkaktoje ndonje infeksion-mastit apo ndonje semundje tjeter nga mbetjet e qumeshtit ne organizem. Ju falenderoj paraprakisht per pergjigjen, Nita