Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java e 36

Pershendetje dr.Sejdullah motra esht shatzen ne javen e 36 por bebi edht akoma me koke lart a mund te ket lindje natyrale a egziston mundesia qe te kthehet bebi me koke posht... Nese jo ateher ne cillen jav duhet te behet lindja me operacion?faleminderit per kohen tuaj...

Linna T.j (10 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje,

Nëse bebja prezanton me pelvik kjo do të thotë se nëse lindja do të kryhet me rrugë vaginale, atëherë fillimisht do të dalin vithet ose këmbët e bebes, kurse në fund do të lind koka. Zakonisht në 97% të rasteve duke filluar nga java e 37 bebja prezanton me kokë. Nga ky trepërqindëshi që mbetet shumica janë prezantim me pelvik; shumë rrallë ndodhë që bebja të jetë e vendosur për së gjëri, pra pjesa prezantuese është dora ose krahu – kjo në gjuhën mjekësore quhet prezantim transversal.

Nëse bebja vazhdon të prezantojë me pelvik edhe pas javës së 37, atëherë gjasat janë shumë të vogla që pas kësaj jave të kthehet me kokë teposhtë.

Nëse vazhdon të prezantojë me pelvik, atëherë mjeku mund t’ju rekomandojë që të bëhet rrotullimi i jashtëm i bebes (ose i ashtuquajturi versioni i jashtëm cefalik).

Është e vërtetë se shumë pak shtatzëna të cilat kanë beben me pelvik vendosin të lindin me rrugë natyrale, prandaj edhe mjekët kanë gjithnjë e më pak përvojë në kryerjen e lindjeve me pelvik. Shumicën e rasteve gratë të cilat kanë beben me pelvik vendosin që të lindin me prerje cezariane.

Çfarëdo veprimi që planifikohet, cilado rrugë e menaxhimit që përzgjidhet, patjetër që fillimisht duhet të merret aprovimi i shtatzënës. Mund të ndodhë që shtatzëna të refuzojë versionin e jashtëm cefalik dhe të kërkojë që lindja të kryhet me operacion. Nëse zgjidhet një rrugë e tillë, atëherë nuk duhet të planifikohet lindja me prerje cezariane para javës së 39 të shtatzënisë (përveç nëse fillojnë kontraksionet e lindjes apo nëse pëlcasin membranat amniale).

/komuniteti