Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tensioni

Pershendetje Dr. Jam ne javen e 26+4 te shtatzenise, koheve te fundit kam pak kokedhembje isha te dr beba ishte ne gendje normale peshonte diq me shume se 900 gram mirepo tensionin e kisha 130/90, dr me rekomandoi te bej matjen cdo 4 ore dhe parametrat sillen gjithmone rreth 135/90 130/90 a eshte kjo normale?! Ju faleminderit...

Bjeshka (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bjeshka

Pesha prej 900 gram e bebit në këtë moshë të shtatzënisë, është normale. Grafiku i matjes së tensionit tregon se nuk ke problem të tij, prandaj tensioni/presioni arterial nuk është shkak i dhimbjes së kokës.

Shtatzënia shoqërohet me ndryshime në qarkullimin e gjakut, gjë e cila ndonjëherë shkakton dhimbje koke. Kur nuk ka shkak tjetër për dhimbjen e kokës, këshillohet qëndrimi shtrirë, veçanërisht në krah të majtë dhe mund të përdorësh paracetamol për të parandaluar ndonjë gjendje paragripale apo virale të stinës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti