Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë

Pershendetje, jam Liza dhe deshta me pyet doktorin jam ne muajin e 6 edhe kur po kryej marredhenje seksuale po kam dhimbje ne bark edhe ne vagine edhe qka me kishe preferu me ba edhe uji i gazum a eshte i demshem per beben se nganjehere pi shume? Tung ju deshiroj pune te palodhshme, klm.

Liza (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Liza

Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë duhet të kryhen në pozicionet që nuk shkaktojnë dhembje, por nëse kjo dhembje është e vazhdueshme atëherë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj gjinekolog, për të vlerësuar se sa paraqet rrezik kjo për shtatzëninë.

Uji mineral gjatë shtatzënisë është i dobishëm për tretjen e ushqimeve që janë konsumuar. Pa përmëndur të mirat e përgjithshme, uji mineral ka rëndësi edhe për mirëqënien e dhëmbëve vaçanërisht tek gratë shtatzëna. Administrimi i sasinë së konsumueshme, është i rëndësishëm.

Të uroj një shtatzëni të mbarë.

/komuniteti