Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hydrosalpinx

Pershendetje, Ka nje kohe qe tentoj per shtatzeni. Se fundmi kam bere hsg, dhe njeri tub (i majti) eshte diagnostikuar me hydrosalpinx, kurse i djathti eshte ne rregull. Theksoj qe edhe ne tubin e majte kontrasti ka kaluar. U konsultova me dy gjinekologe: njeri me rekomandoi te heq tubin e majte se mund te jete pengese per shtatzeni; tjetri me tha qe kjo nuk eshte e shkalles qe te pengoje shtatzenine. Ne eho nuk verehet asgje, pasi qe vazhdimisht kam bere vizita. Do isha shume mirenjohese po te merrja mendimin tuaj! Faleminderit

(10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Luiza

Vetem me sa shkruan, nuk mund te jap nje pergjigje se si te veprosh. Nese kerkon nje mendim nga une duhet te shikoj filmat e hsg si dhe te bej vizite gjinekologjike.

Gjithe te mirat.

/komuniteti