A ka filluar mbarësimi?
Trinda Gashi
(15 vite më parë)
Përshëndetje
Pyetjen e kuptova shumë mirë, gjithshtu ndjeva dhe dëshirën tënde për të patur një shtatzëni. Shenjat e shtatzënisë edhe ato që përshkruan, asnjëherë nuk janë të sigurta. Për të marrë një përgjigje të saktë nëse shtatzënia ka filluar apo jo, bëj një test shtatzënie në shtëpi ose shko tek mjeku për të bërë një beta HCG.
Uroj me gjithë zemër të të jetë plotësuar dëshira.
Znj. Mimoza, data kur duhet te me vijne menstruacionet eshte 30.01.2012, jam duke provuar me mbet shtatzene, kam crregullimi ne bark, kam edhe dhimbje dhe non stop si te quaj "perplasje" ne bark, shterngime... ne mengjes me vjen te vjell, dhe gjoksi me eshte fryer pak, e di qe eshte heret per me kuptu a jam shtatzene a jo sepse ka 3 jave nga cikli mirepo a do te thote kjo se ka fillu mbaresimi apo qka eshte ne pyetje? Shpresoj ta kuptoni pyetjen duke marre parasysh deshiren per te mbet shtatzene! Ju faleminderit shume!