Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas lindjes

Pershendetje Dr. Une tani kam nje jave qe kam lindur me operacion, muajin e fundit te shtatzenise e kisha tensionin e larte te gjakut per ate edhe nuk mund te lindja normal... Mirepo shqetesimi im eshte se edhe tash kete jave pas lindjes kam tensionin e gjakut te larte... Cfare me keshilloni a ka mundesi ta largoj disi kete problem? Flm.

Rosa12 (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rosa

Trajtimin me antihipertensiv duhet ta vazhdosh deri në 5-së javë pas lindjes. Nëqoftëse tensionin e lartë e ke patur për shkak të shtatzënisë, pas trajtimit parametrat do të kthehen në normë. Nëqoftëse, tensioni arterial nuk kthehet në normë edhe pas 5-së javë trajtim, drjetohu tek mjeku mjeku I hipertensionit për të bërë një këshillim më të hollësishëm.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti