Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacione të bardha

Kam menstruacione te bardha dhe kane nje arome te keqe. A eshte diqka shqetsuese dhe a mund te kete pasoja diqka me vone? Cfare me thoni te beje ne lidhje me kete? Cfare analiza duhet te beje? Cfare duhet te perdore? Pres pergjigje nga ju. Faleminderit.

N. Thaqi (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Benita

Sekrecioanet e shtuara dhe me erë të rëndë, janë tregues për praninë e ndonjë infeksioni vagianl. Bëj një strisho me ngjyrosje sipas Gramit dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Antibiograma ose mykograma do të vlerësoj preparatet që janë më të efekshëm dhe mjeku do të vendos për preparatin më të përshtatshëm për ty.

Të uroj gjithë të mirat.

N. Thaqi (14 vite më parë)
Faleminderit shumë doktoresh, të uroj gjithmonë të mira në jetë dhe për punën që po e bën.

/komuniteti