Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kandidoza gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe! jam ne jave e 4 te shtatzenise dhe kam sekrecione me ngjyre jo shume te verdhe, mjekja me rekomandoi vaginalete Mikonazol, dua te di mendimin tuaj? Ju faleminderit.

Marigona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marigona.

Shtatzënia është gjëndje e re, në organizmin e gruas. Ajo krijon kushte të favorshme për atë që quhet kandidoza vaginale, apo myku në gjuhën popullore. Trajtimi me mykonazol, e ndihmon gruan shtatzënë për të eliminuar ankesat që ka kjo situatë si; sekrecionet e shtuara (si qumësht i prerë), kruajen apo djegien. Mykonazoli i jep mundësi gruas shtatzënë, të ketë konfort vaginal.

/komuniteti