Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet e çrregullta

Pershendetje doktoreshe, desha tju pyes ku mund te jete problemi qe une gjithmone i kam menstruacionet e crregulllta asnjehere nuk me vijne me te njejten date kalon nje muaj ose dy mandej me vijne qe prej moshes 13 vjec keshtu cdohere i kam te crregullta... i kam dy djem jam 24 vjec, cfare me keshilloni sepse cdohere po kam frike mos kam mbet shtatzene? Tung.

Diellza (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Djellza

Pa tjetër duhet të vizitohesh tek mjeku gjinekolog, dhe ai do të këshilloj që të bësh disa analiza dhe ekzaminime, për të gjetur shkakun e çrregullimit menstrual si dhe për ta korrigjuar atë.

Për tu mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar, përdor një nga metodat e planifikimit familjar. Paraprakisht kontakto një mjek gjinekolog në mënyrë që të gjesh kontraceptivin e përshtatshëm për ty.

Gjithë të mirat.

/komuniteti