Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Klamidia

Cfare eshte Klamidia dhe a sherohet? Kam pasur nje abort shkaku i kesaj!

Besa (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Besa.

Infektimi me klamidia paraqet rrezik potencial për nënën dhe për frytin sepse mund të shkaktojë shtatzëninë jashtë mitrës, abortin spontan por edhe lindjen e parakohshme apo infektimin e placentës.

Poashtu, shkaku i klamidias, foshnja mund të ketë peshë të vogël në lindje por edhe mund të infektohet gjatë kalimit nga kanali i lindjes. Për këtë është e domosdoshme që para konceptimit të testoheni për këtë sëmundje, dhe nëse jeni të infektuar, të shëroheni në kohë.

Për t`u informuarr rreth Klamidias, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/konceptimi/klamidia

Gjithë të mirat.

/komuniteti