Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni vaginal

Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 28 para dy nete kisha dhimbje shum ne bark dhe shpine. Si dhe therje ne vagine. Shkova te gjinekologia dhe me tha qe kam infeksion me dha me perdor vaginalete gino daktanol si dhe hapat lactogyn dashta me pyt a jan te demshme me i perdor. Edhe po friksohem mos po lind parakohe se dhimbja nuk me ka pushu edhe po kam therrje ndonjeher ne fund te barkut.

Anita Sh (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Anita

Ankesat mbi dhimbjet nuk eshte normale. Si fillim te rekomandoj te besh ekzaminim ekografik me sonde transvaginale per te vleresuar gjatesise e qafes se mitres e cila quhet cervikometrine metri. Nese nuk paraqet rrezik per lindje para kohe, bej nje analize dhe kulture te sekrecioneve vaginale per te gjetur shkakun dhe trajtimin efikas.

Te uroj shtatzeni te mbare

Anita Sh (9 vite më parë)
Faleminderit shume

/komuniteti