Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebes

Pershendetje doktoreshe. Jam shtatzene ne javen e 19, por levizjet e bebes po i ndegjoje shume rralle a eshte normale kjo ne kete kohe kur ndihen levizjet e bebes me se shpeshti ne cilin muaj, kam bo kontroll tek mjeku me ka thene qe mire jam por vetem kjo po me shqeteson. Te pershendes.

Lorena (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lorena

Zakonisht në shtatzëninë e parë, lëvizjet fetale ndihet rreth javëve 22-24, ndërsa në shtatzënitë pasardhëse, lëvizjet fetale ndihen pas javës 18-20 të shtatzënisë. Çdo ditë dhe javë që do kaloj, lëvizjet e bebit do të jenë gjithnjë e më të forta. E rëndësishme është që ecuria e shtatzënisë të jetë normale dhe këtë do ta vërtetoj mjeku, sepse tashmë janë javët që do të bësh edhe ekografinë morfologjike. Mos harra edhe për një analizë të urinës komplet.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti