Brekët po më bëhen si të verdha!
Elisaa.
(15 vite më parë)
Përshëndetje Elisa
Për sa përshkruan, dyshoj se ke një infeksion vulvo-vaginal. Drejtohu tek mjeku gjinekolog dhe bëj një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Edhe burri të bëj një spermo kulturë, pasi mundet që infeksioni të transmetohet nga njëri partner tek tjetri. Shtatzënia është e mundshme kur infeksionet vaginale trajtohen njëkohësisht si tek graja ashtu edhe tek burri.
Në lidhje me abortin, mjeku që ka kryer kryretazhin duhet të bëj edhe disa ekzaminime suplementare, për të gjetur një nga shkaqet e mundhshme të abortit dhe për ta trajtuar atë për të mundësuar shtatzëninë e ardhshme.
Gjithë të mirat.
Jam 24 vjeqare e martuar qe 6 muaj, breket po me behen ngjyre e verdhe pse pe me ndodh kjo gjithashtu po me doket se po me vjen nje ere se di a prej spermes te burrit qe po provoje me mbet shtatzene a pse po me ndodh kjo para disa muajsh kam bere analizat strisho me ka dale mire nuk kam infeksion po po me shqeteson ky problem ju lutem nje keshille. Mos mi ndrru breket nje dite krejte marrin ngjyre te verdhe mandej edhe kur pi pastoj i ziej 90 grade prape mu jet shenja brekeve mo ka ste bej kjo me ndonje infeksjon nga ana e burrit apo cfare gjithashtu qe 3 muaj provoj per nje shtatzeni po spo muj me mbet shtatzene me deshton. Mjeku mka thane je mire kam perdor orgametril se kam crregullim te menstruacioneve, me vonohen. Po ashtu para 8 mujve jam martu dhe kam mbet shtatzene menihere mirepo mjeku me ka thene ne javen e 8 duhet me nderpre shtatzenine se su zhvillu femija, pastrimin e kam kry me anastezjon skam ni kurgjo analizat me kane dale mire, 3 muaj kam pauzu cdo gje mire me ka thane mjeku je ju lutem nje keshille per te gjitha keto pyetje te lartepermendura? Ju falenderoj shume per kohen e marre, klm.