Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e fetusit

Mirembrema doktoreshe, kam nje pyetje, sa gram i shton femija ne barkun e nenes ne dite? Ju faliminderit.

Lena (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Lena, nuk mund të vlerësohet shtimi në peshë i fetusit çdo ditë, sepse ndryshon për shkak të shumë faktorëve dhe ndryshon nga nëna tek nëna.

Deri në javën e 10-14, fetusi afërsisht peshon rreth 25 gram. Në javën e 15-22, peshon deri në 350 gram. Në javën e 23-30, peshon afërsisht 1400 gram. Në javën e 37-40, pesha e përafërt është mbi 3200 gram. Këto pesha të fetusit, janë orientuese dhe të bazuara në mesatarizimin mbi nënat me peshë normale, shëndet të plotë dhe ushqim të studjuar. Në konsideratë, është marrë cikli i menstruacioneve prej 28 ditësh.

Mili (14 vite më parë)
Miredita doktoreshe, desha ta bej nje pyetje jam ne muajin e 7 pothuajse edhe beba ka vetem 700 gram a eshte normale kjo apo jane pak gram?

/komuniteti