A rrezikoj nëse lind në javën e 30
Gongje
(15 vite më parë)
Përshëndetje Gonxhe
Nga eksperienca e klinikës ku unë punoj, java e 30-të e shtatzënisë është shumë e herëshme për të patur një lindje të sukseshme. Por nëqoftëse, repartet neonatologjike ku ti do të prosh lindjen, janë të aftë që të mirë rritin një fëmijë prej 30 javësh shtatzëni, pa pasoja dhe komplikacione dhe nëqoftëse se fëmija rrezikon në bark në javën e 30-të, atëherë mund edhe të lindësh me prerje cezariane në këtë javë.
Të uroj fat.
Pershendetje te nderuar mjek. Une jam shtatzene per here te katert. Deri me tani nuk kam pasur asnje lindje 3 aborte me se shumti kam arritur deri ne muajn e 4, ndersa tani jam ne javen e 28. Ka 10 vite qe mundohem ta kem nje femije, une jam kontrolluar dhe kam bere shume analiza te ndryshme pothuajse tek te gjith mjeket me te njohur ne Kosov fjalen e kam per drejtor dhe shefa te reparteve te QKUK dhe shume mjek ne Gjakove e Peje, por asnjeri nuk me ka gjetur ndonje shkaktar, disa prej tyre me kan then qe ti je e lindur me miter uterus bicornus, une kam bere edhe llaparaskopi ne Gjakove dhe prap pas intervenimit kam pasur abort. Tani kontrollat i bej ne nje klinik ne maqedoni kam shkuar atje sepse nje mjek i Kosoves edhe pse ne fillim prap pata gjakderdhje me tha qe nuk shoh ndonje shkaktar se di ku eshte problemi ti ju. Ne maqedoni kam shkuar me gjakderdhje per 24 ore ma kan ndal gjakderdhjen me kan bere shume analiza dhe me kan konstatuar se une kam problem me kuagulim te gjakut gjaku me te cilin duhet te ushqehet femija nga une trashet cdo 11 minuta per kete femija nuk arrin te ushqehet me gjak aq sa ka nevoi, qe nga java e 8 vazhdoj te marr fraksiparin ineksione cdo dite. Mirepo kam shume frike nese do te mund te shkoj deri ne mujin e 9, mjeku me ka then qe gjendja nuk eshte e keqe po vazhdoj te qendroj e shtrir prej fillimit, ndersa me ka then qe nese ju vendosni ne mund te intervenojm edhe ne javen e 30 gjendja per momentin nuk eshte e keqe po per me von as mjeku nuk e din si do te vazhdoj. E zgjata shume por Ju lutem meqe kam vite qe pres dhe eshte shtatzania e 4 pa lindje, a rrezikoj dicka nese lindi ne javen e 30, cka do tme kishit rekomanduar ju ne rastin tim. Ju faleminderit shum per ndihmen qe na e ofroni.