javë pas jave
Përshëndetje Zana
Nëqoftëse dita e para e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual ka qënë data 6.7.2011, shtatzënia ndodhet në fund të javës së 28-të. Data e mundshme e lindjes është rreth datave 11-14 prill 2012. Në bazë të kasaj metode të llogaritjes së moshës së fetusit, me datë 10 janar 2012, fetusi ka qënë në fund të javës së 26-të dhe pesha mesatare e tij duhet të ishte per rreth 800-850 gram. Duke e krahasuar me peshën e vlerësuar nga ekzaminimi ekografik, mendoj se pesha e fëmijës është paksa më e vogël por që nuk përbën asnjë lloj problemi.
Duhet të dish se rreth javës së 30-të e më tutje, fetusi merr pozicionin me kokë poshtë, që është dhe pozicioni natural i lindjes normale. Uroj që fëmija ta marrë këtë pozicion, dhe të realizosh lindje natyrore normale dhe jo lindje me prerje cezariane.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktor! Menstruacionin e fundit e kam pasur me daten: 6.7.2011, sipas kalkulatorit tuaj termini i fundit i lindjes eshte 11.4.2012, por doktoresha ime me ka thene qe terminin e fundit e kam 1 majin pasi qe sic thote ajo, ke mbetur shtatzene ne javen e fundit te menstruacioneve, gje qe bazohet ne ultrazerin e saj kurse pesha e bebes time nga kontrolla e fundit me daten 10 janar ka qene 750gr si dhe 24 javeshe(sipas doktoreshes sime). A mund te jete i sakte ky verifikim pasi qe femija im eshte momentalisht i kthyer mbrapsht dhe po frikesona qe do ti perjetoj edhe dhimbjet edhe operacionin, gjithmone nqs femija qendron ne kete pozite. Faleminderit!