Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rezultatet e analizave

Pershendetje Doktoresh, kam nje kohe qe jam duke provuar per shtatzani diku 9 muaj por pa sukses. bashkeshorti ka ber analizat e spermogramit dhe i kan dal mire ne vlera normale, une kam bere strisho vaginale dhe cervikale. Ne rezultatet e strishove vaginale me ka dal infeksion escherichia coli kam mar trajtim vaginaleta itamelagin dhe antibiotik ciprinol 500mg. Pas nje muaji i kam perserit prap analizat e strishove dhe me dul prap infeksion Enterococcus spp. Ju lutem me tregoni se a mund te jet ky infeksion i rend dhe a eshte problem te sherohet dhe si te veproj. Faleminderit shume per pergjigjjen Tuaj.

Fleta Fleta (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje

Duhet te trajtohesh pa tjeter, sepse infeksionit vaginale jane nje nga faktoret e mos mbetjes shtatzene.

Mire di jete qe antibiotiku qe do perdoresh te dale nga vleresimi I antibiogrames. Ndersa bashkeshorti duhet te bej spermokulture.

Te uroj fat.

Fleta Fleta (10 vite më parë)
e nderuara Doktoresh, shume faleminderit per pergjigjet e tuaja, vertet shume na ndihmoni! me shume respekt!

/komuniteti