Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Problem me gji

Pershendetje. Kam problem me gjirin e majt. Vajzen e kam 3 vjet. Qe 2 vjet nuk e kam me gji mirpo qumshti smu ka ndal ende. Nuk me rrjedh por kur e shtyp majen qet qumsht. Tash e kan vrejt edhe nje kokerr ne gji. Mirpo e kam bere ekon dhe me tha qe eshte cist qumshtore dhe se nuk ka asgje per shqetesim. Un po kam therrje te gjirit sa edhe shpatulla e krahi me dhemb her pas here. 20 dit kam perdor bromergon. Po qumshti hala su ndal. Qka mendoni ju dr se un u cmenda nga maraku

Lirije Arifi (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Lirije

Te rekomandoj te besh nje analize hormonale, prolaktine quhet. Gjithashtu bej dhe nje kulture te sekrecioneve qe rrjedh nga gjiri. Nga rezultatet e ekzaminimeve, mjeku do vleresoj nje shkak I mundshem se perse po ndodh ajo qe ankon dhe do e trajtim ate.

Nese e shikon te arsyeshme me kontakto ne kliniken ku punoj, ne Tirane, per te zgjidhur problemin.

Gjithe te mirat.

/komuniteti