Infeksioni
Dua
(15 vite më parë)
Përshëndetje Dua
Të gjitha medikamentet mjeksore, shkaktojnë efekte anësore. Shkalla e ndikimit është individuale. Në rastin tënd ke të pranishëm një infeksion, i cili duhet të trajtohet. Unë besoj se mjeku preparatin e ka rekomanduar pasi ka mërrë përgjigje të antibiogramës dhe e ka konsultuar me gjendjen e shtatzënisë si dhe përshtatshërinë e organizmit tënd. Në të kundërt, mos e përdor dhe këkoji mjekut një tjetër trajtim.
Mos harro se gjatë lindjes, rrugët ku do të kaloj fëmija duhet të jenë të pastra.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje. Jam shtatzene 33 jave, pas cerkllazhes me eshte paraqitur infeksion urinar dhe vaginal. Pasi kam perdore disa antibiotoke dhe vaginalete infeksioni nuk eshte laguar. Nga analizat qe kam bere dy dite pas terapise rezultati eshte: Staphylokokus aureus, dhe nga ana. urines: 9-10 Le, 6-7 er te zbehta, 2-3 qel epiteliale pllakave, 1-2 qel.ep.boshtore, proteinat (+) dhe mjaft bakterie. Nderkohe 4 dite pas terapise ne nje tjeter laborator vlerat ishin me te uleta te gjitha, mjaft bakterie, si dhe proteinat 0. Mjeku me rekomandoi Clindamycin, por une perdora nje dite dhe pasi i lexova efektet anesore i nderpreva. Ju lutem me udhezoni si te veproje, jam shume e brengosur!