Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në lidhje me gjakderdhjen e mbrendshme

Po te pergjigjem ne pyetjet e juaja pasi me jeni pergjigjur ne te shkruar... lindjen e kam kryer ne Gjermani mjeku me Gjermani eshte i njoftuar me rastin por ka thene se nuk ka lidhje asgje 3 muaj pas lindjen guxon te vendoset spiralja sipas gjendjes shendetsore, nuk pengon asgje, dhe per kete arsye edhe e kam vene sepse me nje fjale me siguroi mjeku se nuk do te kem probleme... por tash me ka hyre frika dhe pata deshire te kem edhe pergjigjen tuaj sepse deri me tash kam pas keshilla te ndryshme nga mjeket ne Gjermani dhe ai ne Kosove. Ju faleminderit.

Bina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bina

Siç përshkruan, edhe hemorragjia pas lindjes si dhe operacioni është kryer në Gjermani. Meqënëse mjeku që ka vendosur spiralen, është i njoftuar mbi historinë e lindjes, tregon se ai ka vlerësuar se vendosja e spirales nuk do të ketë problem në shëndetin tënd.

Për gratë që përdorin spiralen si medodë kontracepsioni rekomandohet që duhet të kontaktojnë menjëherë mjekun në rastet kur; nuk i ndjen fijet e spirales, nuk ndjen fundin e spirales si gruaja apo bashkëshorti/partneri, mund të kenë mbetur shtatzënë, janë të vazhdueshme dhimbjet në fund të barkut sidomos nëse shoqërohen me shqetësime, ethe e të dridhura, kanë rrjedhje vaginale të pazakonshme me erë të keqe, gruaja apo bashkëshorti/parneri ndjen dhimbje apo njëri nga ata nuk ndihet komod gjatë aktit seksual, paraqesin ndryshime të menjëhershme të menstruacioneve mujore dhe është afruar koha e skadencës ose mendohet të hiqet sterileja apo çifti mendon të ketë një fëmijë të rradhës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti