Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pilulat a janë të dëmshme?

Pershendetje, se pari me vjen mire qe pash kete web, gje qe kemi ku te pyesim lidhur me problemet tona, falemderit shume qe jeni. Jam 24 vjecare, dhe kam probleme me menstruacione, gati nga fillimi kam pas vonesa, nuk e kam ciklin e rregullt. Isha per nje vit ne Gjermani edhe mjeku me rekomandoi te marre Minipiule, per nje vit shume mire kam qene me to pa dhimbje nuk me dilnin qime rrreth veve dmth ne fytyre, cikel me rregull, tani kam ardhe ketu spo mundem ti marre me se ne barnatore atje dihet qe s`te japin pa u kontrollu te mjeku, e kam qene te disa mjek ketu me kane thene jo nuk jane te mira per perdorim. Cka mendoni ju? Flm shume. Respekt.

Ermire (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ermine

Mirë është të vazhdosh të përdorësh Minipille, meqënëse je ndjerë komode gjatë përdorimit të tyre. Nëqoftëse nuk arrin ti gjesh dot në farmaci, në Kosovë, atëherë mund të përdorësh estro-progestativ të tipit Yaz apo Yasmin.

Gjithë të mirat.

/komuniteti