Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A janë të sigurtë testet e farmacive?

E nderuar doktoreshe Moza ju pershendes. Sot eshte dita e peste qe me jane vonuar, para 3 diteve kam bere nje test dhe me ka dale pozitive megjithese viza e dyte ishte shume e zbehte si ngjyre. Dje kam bere nje tjeter dhe me doli perseri pozitiv dhe me ngjyre me te forte. Gjithashtu dje kam bere nje analize ne laborator analize urine per shtatzeni dhe me ka dale negativ. Theksoj se urina qe kam dergu per analiza nuk ishte e mengjesit heret por nga dreka pasi kisha konsumuar lengje. Pyetja ime eshte mos valle kane gabuar testet? Edhe dicka tjeter doktoreshe. Ka 2 dite qe jam shume e semure me temperature 39 e gjysem. Nese jam shtatzene a e demton bebin kjo temperature kaq e larte? Kam pyet nje mjeke dhe me tha te pi paracetamol dje qe kisha temperature te larte dhe kam pire 2 brenda 24 oreve. A kam gabuar? Ju lutem me ktheni pergjigje dhe me thoni cfare te bej? Ju faleminderit.

Evenad .. (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Konfirmo fillisht shtatzëninë me beta HCG ose edhe ekografikisht me sondë vaginale dhe pas kësaj do marrësh rekomandime për dominimin e temperaturës që ankon. Paracetamoli është i pranueshëm si preparat mjeksor edhe në fillimet e shtatzënisë, por konsumo sa më shumë lëngje me limon të shtryllur dhe qëndro në ambjente jo shumë të ngrohta. Konsumin ushqimor bazoje të zarzavatet, perimet dhe frutat.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti