Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet gjatë shtatzënisë

Doktoreshe te falenderoj per pergjijet e tua, deshta ta bej edhe nje pyetje, jam shtatzene edhe deshta me dite a eshte normale me pas pak sekrecione te bardha pa ere, as skam djegesime, as send, ama pak kam sekrecione?!

Anita Niti (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anita

Shtatzënia, shoqërohet me shtim të lehtë sekrecioneve vaginale. E rëndësishme është që ato të mos kenë ndryshuar ngjyrë, të jenë pa erë të rëndë dhe të mos kenë ndryshuar konsistencën/trashësinë.

Mendoj se tek ty çdo gjë është e pastër, por nëse ke ndonjë takim të afërt me mjekun gjinekolog një analizë të sekrecioneve vaginale për të përjashtuar çdo mundësi është mira ta bësh.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti