Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth problemeve me menstruacionet

Pershendetje doktoreshe... kam nje problem me menstuacionet qe me shqeteson shume... une zakonisht kam menstuacione ne 30 dite dhe me zgjasin 7 dite ndersa heren e fundit me jane paraqitur 5 dite perpara, por ajo qe me shqeteson eshte se 7 ditet e para nuk kam pasur mensturacione pervec menstruacioneve me ngjyre kafe, mirepo pas dites se 7 me jane paraqitur por si gjak i ngjizur dhe per kete jam shume e shqtesuar... kam pasur nje vizite te gjinekologu me ka pare vetem ne ekografi dhe me tha se nuk kam asgje, bera analizat e gjakut dhe te urines ato me dolen shume mire e bera edhe nje test shtatzenie me doli negativ. Te lutem doktoreshe me sugjero dicka cfare te bej? Me fal se e kam zgjatur shume, me respekt Zoga.

Zoga (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zoga

Edhe ndodh një çrregullimim i kësaj natyre që përshkruan, por meqënëse mjeku që të ka vizituar ka thënë se nuk ke ndonjë problem, mendoj që mund të presësh edhe ciklin tjetër menstrual. Nëqoftëse ndodh e njëjta gjë, atëherë bëhet fjalë për një çrregullim të niveleve hormonale për të cilat duhet të bësh ekzaminimet e nevojshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti