Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Magneziumi pas javës së 37

Pershendetje doktoreshe, me 22 te ketij muaji hyra ne javen e 37 deri me tani cdo gje ne rregull une perdore vitamina prenatal prej javes 18 dhe ka java 20 kisha mpirje me tha mjekja sa here te kesh ashtu te pish magnezium une tash kam regullisht mprije te dores gjate nates me intereson magneziumi a me demton diqka se kam lexu dikun se magneziumi pas javes 37 sban me u perdore me duket ti ke thene keshtu pergjigje, po sjam e sigurte a guxoj edhe kete jave ta perdor magneziumin? Ju faleminderit.

Ajshee (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ajshe

Mpirja e duarve prek të paktën 5% të grave shtatzëna, ose akrodisestezia e duarve konsiston në mpirjen e tyre dhe në ndjesinë si shpim gjilpërash. Këmbët nuk përfshihen asnjëherë nga kjo ndjesi. Në disa raste është menduar për sindromin e tërheqjes së nervave të krahut (pleksit brakial), që shkaktohet nga shtyrja e shpatullave mbrapa gjatë shtatzënisë.

Edhe sindromi i tunelit Karpal, është një shkak i zakonshëm me simptoma të ngjashme.

Diskonforti është më i zakonshëm gjatë natës dhe herët në mëngjes. Ai mund të avancojë drejt mpirjes së pjeshme, dëmtimit të perceptimit të lëvizjeve dhe orientimit të duarve. Por kjo gjendje nuk është serioze dhe mund të kaloj pas lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Nena (14 vite më parë)
Ajshe je bere shume e merziteshme me keto pyetjet e tua waa mezi presim ta lindesh ate femije me, ben pyetje te kota cdohere ufff...

/komuniteti