Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësim rreth gjirit

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 37 te shtatzenise, cdo gje eshte ne regull deri ne kete moshe te shtatzenise mirepo me shqeteson nje gje kete gje nuk e kam vetem ne shtatzeni e kam verejte qe dy vite mirepo se kam marre seriozisht te gjiri i majte afer thithkes e ndrydh pak dhe me del pak qelb i bardhe sikur ne fytyre kur ndrydhet edhe qe ka pika te zeza me duket i quajne ato mirepo kur ndrydhet del i bardhe, une as skam dhembje te gjirit as kurfare ankese vetem me inetreson pse cdo here ne ate vend kur e ndrydh me del ashtu kam frike tash per qumeshtin e femijes a mund te infektohet dicka a cfare mendoni se eshte kjo? Ju faleminderit shume qe na largoni shqetesimet tona.

Shpresa.o (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shpresa

Që të vlerësohen ato që përshkruan, duhet ti vështrojë një specialist/mjek i lëkurës. Me aq sa thua, po mendoj se janë si ato “krimbat me kokë të zezë” që shpesh janë të pranishme në fytyrat e njerzve apo për rreth hundës. Për to, nuk ekziston ndonjë trajtim specifik, por mund tw bwsh diçka praktike si; duke i vendosur gjinjtë (thithkat) në avull, poret do të zmadhohen dhe pastrimi i tyre do të jetë i lehtë, vetëm duke u fërkuar me pambuku ose copë të butë. Bëje këtë disa herë duke shpresuar se do të largohen, ndonëse nuk është se konsiderohen si infeksione.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti