Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Chromopertubacion

Pershendetje! Zonja dok. Desha te pyes se ku qendron dallimi ne mes te chromopertubacion dhe hsg? Si dhe a kryhet ketu tek ne chromopertubacion, a ka efekte me te medha se hsg? Faleminderit.

Zana Roka (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zana

Chromopertubation është një proçedurë që zakonisht përdoret gjatë laparoskopisë për të vlerësuar kalueshmërinë e tubave të Follopit duke futur një bojë të zakonshme neutrale nga qafa e mitrës. Ky ekzaminim bëhet edhe gjatë një proçedure kirurgjikale, ku tubat e Fallopit janë të dukshëm.

Hysterosalpingography (HSG), është proçedurë radiologjike që vlerëson kavitetin uterin dhe kalueshmërinë e tubave të Fallopit. Për ta realizuar këtë, injektohet një solucion dukshën në aparatin e grafisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti