Mungesa e hekurit
Genta Rina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Gentiana
Nevojat ditore për hekur rriten deri në 30 mg në periudhën e dytë të shtatzënisë. Kjo sasi hekuri, kur nuk mund të përthithen nga ushqimet që merr shtatzëna dhe për të mos cënuar rezervat e organizmit amtar, rekomandohet që të konsumohen suplemente hekuri.
Është e vërtetuar se konsumi i hekurit tek disa gra, sjell probleme në traktin gastrointestinal e sidomos konstipacionin. E vetma rrugë zgjidhje është konsumi i perimeve dhe frutave si dhe konsumi sa më i madh i lëngjeve. Mos konsumimi i ushqimeve të thata, të skuqura dhe të pjekura është në favor të përmirësimit të situatës tënde.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, e kam edhe nje pyetje te radhes, jam shtatzene ne javen e 32-te, ne rezultat te analizave me ka dale mungese hekuri, doktoresha te e cila kontrollohem me ka jap te pije 30 dite, 2 here ne dite Ferimax - Flakona, une po kam nje dhembje ne bark zakonisht ne mengjes heret si ne forme te shtrengeses, a ndikon kjo terapi ne kapsllek se edhe me jashteqitje po kam probleme? Pres pergjigjen tuaj, faleminderit per kohen.