Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ovulacion gjate ciklit

Pershendetje Kom vendos me mbet shtatzane dhe kom ndegju se vetem ne nje periudh mund te mbetesh ,pastaj ne disa web faqe mka ra rasti mi pa disa kalkulator dhe e kom llogarit ovulacionin , por me del gjate ciklit menstrual , psh.a mund te mbes shtatzane nese ovulimin e kom edhe gjate ciklit ? a shkakton kjo gje ndonje problem ose a ka mundesi qe me mbet shtatzane ne kete menyre ? perkatesisht ciklin menstrual e kom qdo 20dite me se shumti deri 25dite ndonjeher?

Nita Ib (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Arbenita

Cikel menstrual normal, konsiderohet ai cikel qe zgjat cdo 21 deri 35 dite me kushtin qe te jete ritmike, pra afersisht me gjatesi kohore te barabarte.

Mundesia per te mbetur shtatzene eshte ne ditet e ovulacionit. Menyra me e mire per te gjetur keto dite eshte ekzaminimi ekografik. Prandaj te rekomandoj qe rreth dites se 10 ose 11 ose 12 te ciklit menstrual, ta besh kete ekzaminim.

Gjithe te mirat.

/komuniteti