Pulsi i lartë i zemrës në shtatzëni
Noraaaa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Nora
Periudha e shtatzënisë në të cilën ndodhesh, është e mbushurv me ankesa. Humori luhatet, shtohet ndjenja e të qarit. Barku dhëmb në fund të tij, prishet trakti gastrointestinal. Mundet të enjten këmbët, duart dhe fytyra. Shfaqen ngërçe në këmbë dhe ndihet dhimbje koke e shoqëruar me mëndmarrje. Midis shumë ankesave të tjera, pulsi rriten në numër për minutë duke shkuar edhe në 80-90 rrahje në minut.
Duke qetësuar veten dhe duke qëndruar sa më shumë në qetësi qoftë edhe shtrirë, është terapia më e mirë. Nëqoftëse pulsi qëndron në vlera të larta për një kohë të gjatë, kontakto mjekun që të ndjek shtatzëninë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje e nderuar doktoreshe, jam shtatzene 26 javeshe, cdo dite e percjelle tensionin e gjakut, tensionin e kam shume mire, normal, por pulsi me shkon gjithmone mbi 92, bile sot e kisha 99, une ndihem mire nuk verej ndonje ndryshim! A eshte normale dhe a eshte rrezik dicka per fetusin? Flm.