Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Për menstruacione

Miredita, deshta te bej nje pyetje, jam e martuar qe 1 vit e gjysme por qe nje vit jam mbrojtur nga shtatzenia por qe 7 muaj provoj dhe nuk mbetem shtatzene, kete muaj kam pasur menstruacione me 1 janar dhe me 20 janar me kane ardhur por se di kam shume pak nganjehere ne te kafte nganjehere si kuq i turbullte por shume pak qe 3 dite njejte, se di cka me kishit keshilluar ju? Ju faleminderit shume.

Leonita (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Leonita,

Fakti qe je duke provuar te mbetesh shtatzene qe shtate muaj dhe akoma s'ka dicka te re nuk duhet te te shqetesoje. Eshte mire qe te besh nje kontroll te gjinekologu perpara se te mbetesh shtatzene. Ne kete kontroll do te perjashohet mundesia qe te kesh ndonje infeksion, do te marresh keshilla per menyren e shendetshme te te jetuarit ne menyre qe te kesh nje fillim te mbare te shtatzenise dhe e treta duhet te fillosh te marresh nje vitamine e cila quhet acid folik. Kjo vitamine duhet te merret perpara se te mbetesh shtatzene ne menyre qe organizmi yt te kete depozita te kesaj substance. Acidi folik ben qe anomalite e trurit dhe te palces kurrizore tek fryti te jene jashtezakonisht te rralla.

Gjate ketij ekzaminimi do te zbulohet edhe arsyeja se perse ke pasur kete çrregullim ne kete muajin e fundit.

/komuniteti