javë pas jave
Përshëndetje Vele
Acidi folik (folan), përdoret deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Gjatë kësaj periudhe por edhe më pas, pra nga konceptimi dhe në javët në vazhdim, pas javës së 12-të, rekomandohet që shtatzënat të përdorin multivitamina. Ky rekomandim jepet në rastet kur vitaminat dhe mineralet, nuk merren dot nga konsumi ushqimor. Në treg ka gjithfarë lloje multivitaminash dhe për të mos gabuar në marrjen e tyre, rekomandimi bëhet nga mjeku që ndjek shtatzëninë i cili definon në bazë të analizave dhe ekzaminime mjeksore. Kjo bëhet për arsye se konsumi pa kriter i multivitaminave, në vënd që të bëjë mirë i bën keq organizmit të shtatzënës. Prandaj kontakto mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë, për të rekomanduar llojin e multivitaminave që do të përdorësh.
Gjatë shtatzënisë është e rekomanduar të përdorët edhe një sasi fluori mbi atë që normalisht ka nevojë organizmi i gruas edhe kur nuk është në shtatzëni. Konsumi i fluorit përmirëson shëndetin oral, (edhe të dhëmbëve) si të nënës ashtu edhe të fetusit pas lindjes.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje, jam shtatzene ne muajin e 3 dhe jam duke perdorur vetem Folan, kam lodhje te tepert, marramendje, ju lutem me tregoni cfare vitamina te perdori? Gjithashtu edhe dhembje te dhembeve ju lutem qka te perdori? Faleminderit.