Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ngërçet

I nderuar, ju pergezoj per punen e palodhshme qe e beni ju dhe kolegia juaj. Pata nje pyetje rreth ngerceve te cilat i has gjate nates ne pjesen e poshtme te kembeve nen gjuj, jam ne muajin e 5-te te shtatzenise dhe a eshte kjo nje prej ndryshimeve qe une i pesoj gjate kesaj periudha apo eshte dicka qe duhet konsideruar me ndonje alarmim? Ju faleminderit per ndihmen tuaj, Albana.

Albana Sh (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Albana,

Krampet muskulare nuk jane shenje alarmi, prandaj mos u shqetesoni! Krampet janë dhimbje të përnjëhershme, therrëse zakonisht në muskujt e kërcirit ose të shputës. Më së shpeshti paraqiten natën. Nuk dihet arsyeja pse shfaqen. Ndihmon nëse i tërhiqni gishtat e gëmbëve përpjetë ose nëse bëni masazh muskujve. Nëse bëni ushtrime të rregullta gjatë shtatzënisë, sidomos në nivel të nyjeve të shputës dhe këmbëve, kjo e përmirëson qarkullimin e gjakut dhe e parandalon paraqitjen e krampeve.

Paç shtatzeni te mbare!

/komuniteti