Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje të lehta

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 37 te shtatzenise sapo kam hyre dhe ka nja dy dite qe kam dhimbje te lehta ndonjehere ne fund te barkut, cfare mendoni pse i kam keto dhimbje me urinim skam problem dhe desha ta cek se edhe ne javen e 29 kam pas dhimbje te lehta mirepo skishin qene te lindjes po tha je ftohe edhe atehere skisha problem me urinim, cfare mendoni per keto dhimbje?

Ajshee (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ajshe

Dhimbja e barkut, mund të vijnë për shumë arsye. Por tashmë që shtatzënisë po i afrohet ditës së lindjes, nuk ke përse të shqetësohesh. Shumë mirë që nuk ke probleme me urinën dhe shumë mirë do ishte, që të kishe bërë analizë edhe për sekrecionet vaginale.

Analiza e fundit për këtë shtatzëni që do bësh me fillimin e javë së 38-të të saj, është analiza e urinës komplet.

Të uroj shtatzëni të mbarë deri në term dhe të lidensh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti