javë pas jave
Përshëndetje Lidia
Për të vlerësuar nëse fëmija merr sasinë e nevojshme të qumështit nga gjiri, kontrolloje në konsultore peshën e bebit ose mate vetë në shtëpi me peshore fëmijësh. Nëse vëren se shtimi në peshë nuk është normal, tregon se fëmija ka nevojë për shtesë ushqimore. Ushqime për fëmijë të moshave të ndryshme, i gjen në parafarmaci ose në dyqanet për fëmijë dhe të rekoamndoj që ti marrësh të rekomanduara nga mjeku neonatolog.
Cikatricet e paslindjes ashtu si dhe çdo plagë tjetër, zakonisht shkakton mpirje apo dhimbje sidomos kur koha prishet ose plaga lëndohet. Meqënëse ka kaluar tre muaj e ca nga dita e lindjes, dhe ti ndjen mpirje apo therje të forta tek plaga apo rrotull saj, kontakto mjekun që ka kryer ndërhyrjen për të përjashtuar mundësinë e ndonjë problemi të rëndësishëm. Nëse shqetësimi ndodh vetëm gjatë raporteve seksuale, të rekomandoj të përdorësh xhel neutral për të rritur lubrifikimin gjatë penetrimit.
Çrregullimet menstruale pas linjdes, zakonisht vijnë për shkak të ushqyerjes me qumësht gjiri të fëmijës. Ato nuk vijnë edhe deri në një vit, nëqoftëse ushqyerja me qumësht gjiri bëhet e plotë dhe rigoroze. Në të kundërt, çrregullimet menstruale do të jenë të pranishme deri në largimin e gjirit nga fëmija. Gjatë kësaj periudhe, përdon metodat e planifikimit familjar për të shmangur shtatzënitë e padëshiruara.
Gjithë të mirat.


Pershendetje Dr, ju faleminderit shume per pergjigjet tuaja. Une jam nene per here te pare dhe kam lindur ne Tetor 2011, bebin e ushqej vetem me qumesht gjiri, por ka 2 dite qe kerkon te pije sa me shpesh, dhe jam e shqetesuar e thua nuk ka te mjaftushem gji? Cfare mund te filloj ti jap tani? Dhe se dyti kam dhimbje te organit gjenital me raste, e kam si te mpire dhe me therr, marredheniet kam filluar pas nje muaj e gjysem, dhe jam e qepur pak, menstruacionet i kam pasur deri para 3 javesh te crregullta por qe 3 jave nuk kam me akoma, cfare me thoni ju? Me falni se u zgjata shume... gjithe te mirat, Lidia