Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fluori gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. A rekomandohet te pihet fluor gjate shtatzenise? Per sa kohe duhet te pihet nese po? Faleminderit.

Eva (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eva

Është e rekomanduar marrja e 1 mg fluor në ditë, për të ruajtuar rezervat e shtatzënës si dhe plotsuar nevojat e fetusit, si profilaksi kundrejt prishjes së dhëmbëve. Uji mineral i pasur me fluor mbi 1,5 mg/litër, është burim shumë i mirë i tij. Mundësi të tjera janë kripa e fluorizuar, pastat e larjes së dhëmbëve si dhe suplementet e fluorit që u rekomandohen edhe shtatzënave.

Gjithë të mirat.

/komuniteti