Çrregullime menstruacionesh
Anna
(15 vite më parë)
Përshëndetje Anna
Çrregullimi menstrual është i pranishëm pas lindjes, sidomos kur gruaja e ushqen fëmijën me qumësht gjiri si dhe paralelisht i jep ujë apo ushqime artificial atij. Kjo nuk është për tu shqetësuar, sepse me ndërprerjen e ushqimit me gji, cikli menstrual stabilizohet.
Për të qënë e sigurtë, kryej vizitë gjinekologjike tek mjeku. Mjeku do të vlerësojë se çfarë analizash dhe ekzaminimesh do të kryhesh për të vlerësuar shkakun e asaj që ankon. Duhet kuptuar se ekzaminimi ekografik, nuk është gjithshka dhe nuk përcaktohet çdo problem shëndetsor qoftë edhe të aparatit riprodhues fëmëror. Tërrësia e analizave dhe ekzaminimeve, drejton mjekun tek diagnoza.
Gjithë të mirat.
E dashur gjinekologe, kam 8 muaj gati qe kam lindur vajzen dhe deri tani i kam pasur menstruacionet normalisht cdo muaj, vetem nje nga muaji i 6 me jane vonuar qe me ben pak merak per shtatzeni te dyte, por ishte thjeshte nje crregullim. Tani kete muaj me erdhen 2 here brenda muajit menstruacionet dhe kam dhimbje shume te vezoreve, sa e prek fundin e barkut ne anen e majte me dhemb shume... kjo gje me ka bere merak se s`me kane ardhur kurre brenda muajit dy here, nje doja te beja analizen e te bardhave, tani mendoj te bej nje eko barku qe ti shoh te gjitha, sdi cte bej, ju lutem me thoni cte bej te bej nje eko barku, eko thjeshte te mitres, apo analiza, dhe a eshte normale kjo qe me ndodhi? Ju pershendes dhe ju falenderoj.