Gjakrrjedhja në fillim të shtatzënisë
Ela
(15 vite më parë)
Ela, e kam përmëndur gjithmonë në përgjigjet e mija se gjakrrjedhja në fillim të shtatzënisë (në tre mujorin e parë), ka lidhje me rrezikun e ndërprerjes së saj. Gjakrrjedhja vjen si rezultat i një shkolitje që i ndodh vezës nga mitra, e cila shkakton gjakrrjedhjen.
Trajtimi mjeksor, besoj se do të ndihmojë në mbajtjen e shtatznisë. Të rekomandoj disa ditë ditë regjim shtrati, evitim të punëve të rënda, mos ngritjen e peshave të rënda dhe evitimin e raporteve seksuale.
Jam 21 vjeçare dhe jam ne javen e 5 te shtatzenise. Kam gjakderdhje pak, jam shume e brengosur, kam qene te gjinekologu, i cili me ka thene qe jam mire dhe tani jam duke marre ineksione, a eshte rrezik per humbjen e bebes qe kam gjakderdhje apo mund ta mbaje shtatzenine? Flm shume, suksese.